Ekspertët
Lektorët e akademisë
Këta janë lektorët tanë, ekspertë me përvojë dhe përkushtim maksimal. Falë tyre, çdo trajnim realizohet me standarde të larta profesionalizmi dhe cilësie. Me metodologji bashkëkohore dhe udhëzim të detajuar, ata sigurojnë që çdo kursant të fitojë njohuri të plota dhe praktike.
Administratore
Mirela Prifti
- Lektore në Parukeri - Berberi - Make up
E diplomuar në Athinë në fushën e parukerisë dhe estetikës, me një përvojë 30-vjeçare, është themeluesja e Vogue Academy Albania dhe njëkohësisht lektore pranë akademisë. E njohur për pasionin, profesionalizmin dhe përkushtimin e saj, ajo ka luajtur një rol kyç në formimin e qindra profesionistëve të rinj në këtë sektor. Me një vizion të qartë dhe një qasje inovative ndaj trajnimit, Mirela vazhdon të udhëheqë dhe frymëzojë brezat e ardhshëm të stilistëve dhe artistëve të bukurisë, duke sjellë ekspertizë të lartë dhe ngritur standardet e industrisë.
Drejtuese
Pamela Osmëni
- Lektore e Estetikës, Artit të Thonjve, Qerpikëve Extensions dhe Tatuazhit Permanent
E diplomuar si Arsimtare në Universitetin e Tiranës dhe e specializuar në fushën e Metodologjisë së Mësimdhënies, Pamela ndërthur eksperiencën shumëvjeçare të trashëguar në fushën e estetikës me aftësitë pedagogjike për të ofruar një mësimdhënie cilësore dhe efektive.
Me një pasion të jashtëzakonshëm për industrinë e bukurisë, përkushtim maksimal ndaj studentëve dhe një qasje profesionale në formimin e tyre, ajo është një figurë kyçe në edukimin e estetistëve dhe teknikëve të bukurisë së ardhshme.
Denis Osmëni
- Lektor i Berberisë
Denisi, i certifikuar në Menaxhim Biznesi, është një profesionist i përkushtuar në industrinë e bukurisë, duke kombinuar aftësitë teknike me një qasje strategjike në menaxhim dhe mësimdhënie. Si pjesë e Vogue Academy Albania, ai luan një rol kyç në formimin e berberëve të rinj dhe ngritjen e standardeve profesionale.
Përmes një metode moderne dhe të personalizuar, ai ndihmon studentët të zotërojnë teknikat më të avancuara të prerjes dhe stilimit, duke i pajisur me aftësitë e nevojshme për sukses. Përtej aspektit teknik, ai fokusohet në zhvillimin e një mentaliteti profesional, ku cilësia dhe etika e punës janë thelbësore.
Me një përvojë të gjerë në menaxhimin e bizneseve të bukurisë, Denisi udhëzon studentët mbi sipërmarrjen dhe ndërtimin e një karriere të qëndrueshme. Pasioni i tij për industrinë reflektohet në përkushtimin për inovacion dhe përmirësimin e trajnimeve profesionale në Vogue Academy Albania.
Rafael Bixheku
- Mësues i Parukeri - Berberisë
Rafael Bixheku është një profesionist i përkushtuar në fushën e parukeri-berberisë dhe një mësues i aftë pranë akademisë sonë. Me një qasje moderne dhe një pasion të thellë për artin e stilimit, ai u ofron studentëve një kombinim unik të teknikave praktike dhe njohurive teorike.
Rafael ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e Filozofisë, duke sjellë një perspektivë analitike dhe pedagogjike në mësimdhënien e tij. Edukimi i tij akademik e ka ndihmuar të ndërtojë metoda inovative të mësimdhënies, duke i udhëzuar studentët jo vetëm në teknikat e punës, por edhe në zhvillimin e një mentaliteti profesional dhe krijues.
Me përvojën e tij në fushën e parukeri-berberisë dhe përkushtimin për t’i ndihmuar studentët të arrijnë potencialin e tyre maksimal, Rafael Bixheku është një figurë kyçe në akademinë tonë. Ai jo vetëm që ndan dijen e tij me studentët, por gjithashtu i frymëzon ata të ndjekin pasionin e tyre dhe të bëhen profesionistë të suksesshëm në industrinë e bukurisë.
Arjela Kazanxhiu
- Mësuese e Estetikës
Arjela është një profesioniste e përkushtuar në fushën e estetikës dhe një mësuese e talentuar pranë akademisë sonë. Me një përvojë të gjerë dhe një pasion të veçantë për kujdesin dhe bukurinë, ajo i udhëzon studentët drejt përsosmërisë në teknikat estetike më të avancuara.
Si mësuese e estetikës, Arjela jo vetëm që ndan njohuritë dhe përvojën e saj praktike, por gjithashtu i ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi të rëndësishme profesionale. Metodat e saj të mësimdhënies bazohen në një kombinim të teorisë dhe praktikës, duke i përgatitur studentët për të qenë të sigurt dhe të suksesshëm në industrinë e bukurisë.
Përkushtimi i Arjelës ndaj cilësisë dhe inovacionit në estetikë e bën atë një pjesë të vlefshme të akademisë sonë. Ajo frymëzon dhe motivon studentët të ndjekin pasionin e tyre, duke u dhënë atyre aftësitë dhe vetëbesimin për të ndërtuar një karrierë të shkëlqyer në fushën e bukurisë.
luka shehu
- Lektor i Berberisë
Si profesor i degës së berberit pranë Vogue Academy, eshte i përkushtuar të formoj brezin e ri të profesionistëve me standarde të larta në fushën e kujdesit estetik mashkullor.
I diplomuar me nje diplomë ndërkombëtare dhe me eksperiencë të gjerë në praktikë dhe mësimdhënie, ka ndërtuar një metodë unike trajnimi që kombinon teknikën, artin dhe disiplinën profesionale.
Në çdo kurs, i udhëheq studentët drejt përsosmërisë duke i trajnuar në të gjitha aspektet e profesionit:
• përdorimin e briskut dhe makinerive me precizion,
• krijimin e hijeve perfekte dhe dizenjove moderne,
• aplikimin e bojërave, highlighteve dhe kujdesit për flokë e mjekër,
• si edhe zhvillimin e etikës dhe komunikimit profesional me klientët.
Si ekspert në artin e berberit, ai beson se çdo prerje është një shprehje arti dhe çdo nxënës ka potencialin për të arritur majat — mjafton drejtim, disiplinë dhe pasion.
Falë përkushtimit dhe mbështetjes sone, shumë prej studentëve të Vogue Academy janë tashmë profesionistë të suksesshëm që punojnë në sallone prestigjioze ose kanë hapur bizneset e tyre.
Në Vogue Academy, nuk mësojmë vetëm si të qethim — mësojmë si të krijojmë art, të ndërtojmë karrierë dhe të frymëzojmë besim në çdo detaj.
EVA LLESHI
- Lektore e Estetikës
Eva Lleshi është një profesioniste e përkushtuar dhe e specializuar në fushën e estetikës, me një formim të gjerë profesional dhe një pasion të veçantë për kujdesin estetik, mirëqenien dhe artin e të bukurës. Ajo është pjesë e stafit akademik të Vogue Academy Albania, ku kontribuon me ekspertizën dhe përvojën e saj në formimin e brezit të ri të estetisteve moderne.
E diplomuar në Drejtësi , Eva ka ndjekur një rrugëtim profesional të suksesshem në industrinë e estetikës profesionale, duke u specializuar në disa prej fushave më të kërkuara të këtij sektori.
Në rolin e saj si lektore, Eva i udhëzon studentët me përkushtim dhe kujdes, duke u transmetuar njohuri të thelluara teorike dhe aftësi praktike të domosdoshme për suksesin në tregun e punës.
Ajo njihet për metodologjinë e saj të detajuar, disiplinën profesionale dhe mënyrën frymëzuese me të cilën i ndihmon studentët të ndërtojnë karrierën e tyre me besim, profesionalizëm dhe elegancë.
Në Vogue Academy Albania, Eva Lleshi përfaqëson ekspertizën, pasionin dhe seriozitetin që e karakterizon akademinë tonë – një figurë që bashkon artin, estetikën dhe edukimin në një standard të lartë ekselence.
Zamira Ulndreaj
- Lektore e Estetikës
Zamira Ulndreaj është një profesioniste e përkushtuar në fushën e estetikës, e cila ndërthur formimin e saj akademik me pasionin për kujdesin ndaj bukurisë dhe mirëqenies. E diplomuar në Juridik dhe me Master Shkencor, ajo ka ndërtuar një profil të fortë profesional duke ndjekur një rrugëtim të suksesshëm në industrinë e estetikës.
Pjesë e Vogue Academy Albania kontribuon me përkushtim në trajtimin dhe edukimin estetik, duke sjellë standarde të larta profesionalizmi dhe cilësie në shërbimet që ofron. Zamira karakterizohet nga serioziteti, përpikmëria dhe dëshira e vazhdueshme për t’u zhvilluar në teknikat më të avancuara të estetikës moderne.
Me një qasje të kujdesshme dhe profesionale ndaj klientëve dhe studentëve, ajo synon të transmetojë jo vetëm aftësi praktike, por edhe besim dhe elegancë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në këtë fushë. Në Vogue Academy Albania, Zamira përfaqëson përkushtimin, pasionin dhe standardin e lartë që kërkon industria e estetikët sot.
GRISILDA MENGOLLI
- Mësuese e Parukerisë dhe Make-up-it
Grisilda është mësuese e parukerisë dhe make-up-it në Vogu Akademi, ku është formuar profesionalisht dhe vazhdon të japë mësim me përkushtim të plotë. Gjatë rrugëtimit të saj profesional ka zhvilluar aftësi të forta në transmetimin e njohurive praktike dhe teorike në fushën e parukerisë dhe make-up-it, duke ndihmuar nxënësit të ndërtojnë bazat e tyre drejt një karriere të suksesshme në industrinë e bukurisë.
Grisilda në punën e saj e karakterizojnë serioziteti dhe disiplina, të cilat i konsideron thelbësore për arritjen e rezultateve cilësore dhe për krijimin e një ambienti profesional në mësimdhënie. Është e përkushtuar ndaj zhvillimit të vazhdueshëm dhe përmirësimit të teknikave të saj, duke ndjekur trendet dhe standardet më të fundit si në parukeri ashtu edhe në make-up.
Qasja e saj në mësimdhënie është e strukturuar, praktike dhe e orientuar drejt rezultateve. Synon që çdo nxënës të fitojë jo vetëm aftësi teknike, por edhe besim në vetvete dhe etikë pune profesionale, si në stilimin e flokëve ashtu edhe në artin e make-up-it.
Motoja ime në punë është: “Disiplina dhe përkushtimi ndërtojnë profesionistë të vërtetë.”
Glerdi STaka
- Lektor i Berberisë
Glerdi Staka, instruktor dhe profesionist në fushën e berberisë, i përkushtuar në formimin dhe zhvillimin e brezit të ri të berberëve profesionistë. Me njohuri praktike dhe pasion për këtë art, synon të transmetoje tek kursantët jo vetëm teknikat e prerjes dhe stilimit, por edhe disiplinën, profesionalizmin dhe komunikimin korrekt me klientin.
Në akademi fokusohet në mësimdhënie praktike dhe teorike, duke ndihmuar çdo kursant të zhvillojë kreativitetin, saktësinë dhe vetëbesimin në punën e tij. Beson se një berber i mirë nuk krijon vetëm stil, por edhe eksperiencë dhe besim tek klienti.
Qëllimi i tij është të kontribuoj në ngritjen e standardeve të profesionit të berberit dhe të motivoje kursantët të arrijnë sukses përmes përkushtimit, praktikës dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional.