Eksperiencë përtej pritshmërive
Programi i Qerpikëve Extensions
Programi i Qerpikëve Extensions në Vogue Academy Albania ofron një trajnim profesional dhe të detajuar për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen në artin e zgjatjes dhe stilimit të qerpikëve.
Profesionalizëm
Çfarë do të mësoni
Anatomia dhe struktura e qerpikëve natyralë
Njohuri mbi ciklin e rritjes së qerpikëve dhe kujdesin e duhur për të ruajtur shëndetin e tyre
Llojet e qerpikëve extensions
Klasifikimi i materialeve, gjatësive, trashësive dhe formave të ndryshme të qerpikëve për rezultate të personalizuara
Teknikat e aplikimit
Klasike (1D)
Vendosja e një qerpiku artificial mbi një qerpik natyral për një pamje natyrale
Volume (2D-6D)
Teknikat për krijimin e efektit me volum të dendur dhe tërheqës
Mega Volume
Aplikimi i qerpikëve ultra të lehtë për një pamje dramatike
Hybrid
Kombinimi i teknikës klasike dhe volumit për një rezultat të balancuar.
Izolimi dhe ndarja e qerpikëve
Përdorimi i teknikave të avancuara për një aplikim të pastër dhe të sigurt
Aplikimi korrekt i ngjitësit dhe shmangia e reaksioneve alergjike
Përdorimi i produkteve profesionale dhe masat e sigurisë për një shërbim cilësor
Forma dhe stilizimi sipas tipit të syrit
Krijimi i look-eve të personalizuara bazuar në forma të ndryshme të syve dhe preferencat e klientit
Mirëmbajtja dhe heqja e qerpikëve extensions
Teknikat e duhura për të siguruar një jetëgjatësi më të madhe dhe heqje pa dëmtuar qerpikët natyralë
LVL & BROW LAMINATION
Teknika e kthimit natyral te qerpikeve dhe vetullave dhe praktikimi i duhur i mjeteve dhe produkteve ne klient real
Praktikë intensive
Eksperiencë me modele reale për të siguruar një përgatitje të plotë profesionale
Bëhuni pjesë të Programit tani
Certifikim
Njohje Ndërkombëtare
Ky kurs është ideal si për ata që dëshirojnë të fillojnë një karrierë në industrinë e bukurisë, ashtu edhe për profesionistët që duan të zgjerojnë shërbimet e tyre. Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë të gatshëm për të punuar si lash artistë profesionistë ose për të ndërtuar biznesin e tyre në këtë fushë pasi do të pajisen me Diplomë Ndërkombëtare e cila ju jep të drejtën e ushtrimit të profesionit në çdo vend të botës.