Eksperiencë përtej pritshmërive
Programi i Make up
Programi i Make up-it në Vogue Academy Albania është dizajnuar për të ofruar një formim të plotë dhe profesional për të gjithë ata që duan të specializohen në artin e grimit.
Profesionalizëm
Çfarë do të mësoni
Bazat e make-up-it
Njohuri mbi llojet e lëkurës, përgatitjen dhe kujdesin e saj për një aplikim të përsosur të grimit
Njohja e produkteve dhe mjeteve profesionale
Përdorimi korrekt i bazave, fondatinës, korektorëve, highlighter-ëve dhe mjeteve të tjera esenciale
Teknikat e grimit ditor dhe natyral
Aplikimi i make-up-it të lehtë dhe të freskët për një pamje natyrale dhe të rafinuar
Grimi i mbrëmjes dhe i eventeve
Krijimi i look-eve elegante dhe të sofistikuara për raste të veçanta
Smokey eyes dhe teknikat e syve të theksuar
Mësimi i metodave për të krijuar një pamje intensive dhe tërheqëse të syve
Grimi i nusërisë
Teknikat dhe produktet më të mira për një make-up të qëndrueshëm dhe të përsosur për ditën e dasmës
Konturimi dhe highlight-i
Modelimi i fytyrës për të nxjerrë në pah tiparet më të mira të klientit
Grimi editorial dhe artistik
Krijimi i pamjeve kreative për sesione fotografike, moda dhe projekte artistike
Aplikimi i qerpikëve dhe modelimi i vetullave
Teknikat profesionale për vendosjen e qerpikëve artificialë dhe formësimin e vetullave për një rezultat harmonik
Praktikë intensive
Eksperiencë me modele reale për të garantuar aftësi të plota profesionale
Bëhuni pjesë të Programit tani
Certifikim
Njohje Ndërkombëtare
Ky kurs është ideal si për fillestarët ashtu edhe për ata që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të ecin përpara në industrinë e bukurisë. Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë të përgatitur për të punuar si make-up artistë profesionistë ose për të ndërtuar biznesin e tyre në këtë fushë brenda dhe jashte vendit pasi do të pajisen me Diplomë Ndërkombëtare e cila ju jep të drejtën e ushtrimit të profesionit në çdo vend të botës.