Eksperiencë përtej pritshmërive
Programi i Artit të Thonjve
Programi i Artit të Thonjve në Vogue Academy Albania ofron një trajnim të plotë dhe profesional për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në artin e kujdesit dhe dizajnit të thonjve.
Profesionalizëm
Çfarë do të mësoni

Anatomia dhe struktura e thoit
Njohuri mbi ndërtimin dhe shëndetin e thonjve natyralë për të siguruar një punë të sigurt dhe profesionale

Bazat e manikyrit dhe pedikyrit
Teknikat e pastrimit, formësimit dhe kujdesit për thonjtë e duarve dhe këmbëve

Trajtimet e duarve dhe këmbëve
Aplikimi i maskave ushqyese, trajtimeve hidratues dhe eksfoliantëve për një kujdes të plotë

Teknikat e ndërtimit të thonjve
Aplikimi i thonjve me xhel, akrilik dhe polygel për një pamje profesionale dhe të qëndrueshme

Dekorimi dhe dizajni i thonjve
Art i thonjve me teknika të ndryshme si french manicure, ombré, 3D nail art, stamping dhe aplikim kristalesh

Përdorimi i mjeteve profesionale
Njohuri mbi përdorimin e frezës elektrike, brushave dhe mjeteve të tjera të nevojshme për aplikime perfekte

Lyerja me xhel (gel polish)
Teknikat e aplikimit të saktë dhe të qëndrueshëm të xhelit për rezultate afatgjata

Forcimi dhe trajtimi i thonjve natyralë
Aplikimi i trajtimeve për forcimin dhe shëndetin e thonjve natyralë

Praktikë intensive
Eksperiencë me modele reale për të siguruar një përgatitje të shkëlqyer profesionale
Bëhuni pjesë të Programit tani
Certifikim
Njohje Ndërkombëtare
Ky program është i përshtatshëm si për ata që duan të fillojnë një karrierë në industrinë e bukurisë, ashtu edhe për profesionistët që dëshirojnë të përmirësojnë dhe zgjerojnë aftësitë e tyre. Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë të gatshëm për të punuar në një sallon profesional ose për të nisur biznesin e tyre në fushën e estetikës së thonjve pasi do të pajisen me Diplomë Ndërkombëtare e cila ju jep të drejtën e ushtrimit të profesionit në çdo vend të botës