Eksperiencë përtej pritshmërive
Programi i Berberisë
Programi i Berberisë në Vogue Academy Albania është dizajnuar për të ofruar një formim profesional dhe të plotë në artin e prerjes dhe stilimit të flokëve dhe mjekrës për meshkuj.
Profesionalizëm
Çfarë do të mësoni

Bazat e berberisë
Njohuri mbi strukturën e flokut dhe mjekrës, si dhe përdorimin e mjeteve profesionale

Teknikat e prerjes
Prerje klasike dhe moderne për çdo stil flokësh, nga fade dhe taper deri te stilimet tradicionale

Skulpturimi dhe stilimi i mjekrës
Formësimi dhe mirëmbajtja e mjekrës dhe mustaqeve për një pamje të personalizuar

Përdorimi i makinave dhe gërshërëve profesionale
Teknikat e avancuara për një prerje të saktë dhe të detajuar

Shërbime tradicionale berberi
Përfshirë rruajtjen me brisk dhe trajtime relaksuese me peshqir të ngrohtë

Trajtimi dhe kujdesi për flokët dhe lëkurën
Produktet dhe teknikat më të mira për kujdesin ndaj flokëve dhe skalpit

Praktikë intensive
Eksperiencë direkte me klientë të vërtetë për të siguruar një përgatitje të shkëlqyer profesionale
Bëhuni pjesë të Programit tani
Certifikim
Njohje Ndërkombëtare
Ky program është ideal si për fillestarët ashtu edhe për ata që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të ecin përpara në industrinë e berberisë. Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë të gatshëm për të punuar në një berberi profesionale ose për të hapur biznesin e tyre pasi do të pajisen me Diplomë Ndërkombëtare e cila ju jep të drejtën e ushtrimit të profesionit në çdo vend të botës.