Eksperiencë përtej pritshmërive

Programi i Estetikës

Programi i Estetikës në Vogue Academy Albania ofron një trajnim të plotë dhe profesional për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen në fushën e kujdesit të lëkurës dhe trajtimeve estetike.

Profesionalizëm

Çfarë do të mësoni

Anatomia dhe fiziologjia e lëkurës

Njohuri mbi strukturën e lëkurës, llojet e saj dhe problematikat më të shpeshta

Pastrimi dhe trajtimi i lëkurës

Teknikat e pastrimit të thellë, eksfolimit dhe trajtimeve rigjeneruese

Hidratimi dhe kujdesi profesional

Aplikimi i maskave, serumeve dhe produkteve të personalizuara sipas llojit të lëkurës

Teknikat e masazhit estetik të fytyrës

Metodat e avancuara për tonifikim dhe relaksim të lëkurës

Trajtimet anti-aging dhe lifting jo-invaziv

Përdorimi i teknikave dhe produkteve që ndihmojnë në reduktimin e rrudhave dhe ruajtjen e elasticitetit të lëkurës

Depilimi profesional

Aplikimi i teknikave të ndryshme të depilimit me dyll të ngrohtë, të ftohtë dhe sheqer (sugaring)

Përdorimi i aparaturave estetike

Njohuri mbi pajisjet profesionale si radiofrekuenca, mikrodermabrasioni, ultratingujt dhe fototerapia

Praktikë intensive

Eksperiencë me modele reale për të garantuar aftësi të plota profesionale
Certifikim

Njohje Ndërkombëtare

Ky program është ideal për ata që dëshirojnë të zhvillojnë një karrierë në fushën e bukurisë dhe mirëqenies. Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë të përgatitur për të punuar në qendra estetike, spa ose për të hapur biznesin e tyre pasi do të pajisen me Diplomë Ndërkombëtare e cila ju jep të drejtën e ushtrimit të profesionit në çdo vend të botës.

muaj

muaj

muaj

muaj

Shkollë - vjeçare