Eksperiencë përtej pritshmërive
Programi i tatuazheve
Programi i Tatuazheve në Vogue Academy Albania ofron një trajnim profesional dhe të detajuar për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen në artin e tatuazhit dhe mikropigmentimit trupor.
Profesionalizëm
Çfarë do të mësoni

Anatomia e lëkurës dhe qëndrueshmëria e pigmentit
Njohuri mbi strukturën e lëkurës dhe mënyrën se si pigmenti reagon dhe qëndron në shtresat e saj

Dizajni dhe skicimi i tatuazheve
Teknikat e vizatimit dhe krijimit të dizajneve të personalizuara për klientët

Përdorimi i makinës së tatuazhit dhe aksesorëve
Njohuri mbi makineritë, gjilpërat dhe ngjyrat e ndryshme për aplikime profesionale
Teknikat kryesore të tatuazhit

Linjat dhe konturet
Krijimi i vijave të pastra dhe të qëndrueshme

Hijet dhe detajet
Teknikat për të shtuar dimension dhe thellësi në dizajn

Realizmi dhe stilet artistike
Njohja dhe praktika në stile të ndryshme si black & grey, realizëm, minimalizëm dhe tradicionale

Sterilizimi dhe higjiena profesionale
Masat e sigurisë për të shmangur infeksionet dhe për të garantuar një ambient të pastër pune

Menaxhimi i dhimbjes dhe kujdesi pas tatuazhit
Këshillimi i klientëve për shërimin dhe mirëmbajtjen e tatuazhit

Praktikë intensive
Aplikimi i tatuazheve në lëkurë artificiale dhe modele reale për të siguruar një përgatitje të plotë profesionale
Bëhuni pjesë të Programit tani
Certifikim
Njohje Ndërkombëtare
muaj
Ky program është i përshtatshëm si për fillestarët ashtu edhe për ata që dëshirojnë të avancojnë në këtë industri. Pas përfundimit të kursit, studentët do të jenë të gatshëm për të punuar si artistë tatuazhi profesionistë ose për të ndërtuar studion e tyre duke u pajisur me Diplomë Ndërkombëtare e cila ju jep të drejtën e ushtrimit të profesionit në çdo vend të botës.