Mirësevini në

Vogue Academy Albania

Vogue Academy Albania është një akademi e specializuar që ofron kurse profesionale në fushën e parukerisë, estetikës, berberisë, make-up-it, qerpikëve, thonjve dhe shumë të tjera. Synimi ynë është t’u ofrojmë kursantëve kurse të avancuara, bazuar në teknikat më të fundit dhe standardet më të larta të industrisë së bukurisë.

Nëpërmjet një programi të strukturuar dhe praktikës intensive, ne i ndihmojmë kursantët të fitojnë aftësi të plota dhe besimin e nevojshëm për të ndërtuar një karrierë të suksesshme. Pas përfundimit të kursit, ata pajisen me certifikata të njohura që u hapin dyert drejt mundësive të reja profesionale.

Vogue Academy Albania është vendi ideal për ata që duan të zhvillojnë pasionin e tyre në një profesion fitimprurës dhe të ecin përpara në industrinë e bukurisë me njohuri të thelluara dhe eksperiencë praktike.

Kush jemi

Akademia n°1 në Shqipëri

Vogue Academy Albania është një nga akademitë e para në Shqipëri që ofron kurse profesionale me certifikata ndërkombëtare në fusha të ndryshme të industrisë së bukurisë. Ne ofrojmë mundësinë për t’u pajisur me aftësi praktike dhe njohuri të thelluara, duke i përgatitur kursantët për standardet më të larta ndërkombëtare. Me një qasje të avancuar dhe mbështetje të vazhdueshme, ne ndihmojmë individët të zhvillohen në profesionet e tyre dhe të arrijnë sukses në tregun e bukurisë.

Dedikim

Pas suksesit qëndron një punë e palodhur dhe përkushtim i vazhdueshëm

Ne si akademi përpiqemi t’ju mësojmë çdo detaj me kujdes, që ju të kuptoni plotësisht çdo teknikë dhe aftësi. Angazhohemi që çdo mësim të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, për t’ju ofruar njohuri të thelluara.

Standardi i punës

Profesionalizëm dhe përkushtim

Stafi ynë i kualifikuar, me përvojë shumëvjeçare, është i përkushtuar të ofrojë një eksperiencë mësimore cilësore, duke kombinuar teori dhe praktikë për të siguruar përgatitjen e plotë të çdo studenti. Me pajisje moderne, një mjedis të këndshëm dhe një metodologji mësimore të avancuar, ne synojmë të frymëzojmë dhe të udhëzojmë çdo student drejt realizimit të ëndrrës së tij profesionale.

Pavarësisht nëse jeni në hapat e parë të karrierës apo dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja, Vogue Academy Albania është zgjedhja ideale për një formim profesional të nivelit më të lartë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një tradite të shkëlqyer në botën e parukeri estetikës!

Kualifikim

Oferojmë kurse profesionale me certifikata ndërkombëtare dhe standarde të larta.

Mundësi

Certifikatat ndërkombëtare hapin mundësi punësimi brenda dhe jashtë vendit.

Praktikë

Kursantët tanë punojnë me klientë të vërtetë, jo vetëm me kukulla, për të fituar eksperiencë praktike.

Mbështetje

Lektorët tanë me eksperiencë shumëvjeçare, ofrojnë njohuri dhe këshilla të vlefshme për çdo kursant.
Jemi hapur

Orari

09:00

AM

-

19:00

PM

E Hënë - E Premte

E Sthunë - E Diel - MBYLLUR